Takim urgjent i liderëve serb, shkak ‘Shqipëria e Madhe’

Kosovë&Rajon

Deklaratat e liderëve shqiptarë për bashkim, kanë bërë që kryeministri serb, Aleksandër Vucic dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikloliq të zhvillojnë sot një takim në Qeverinë serbe.

Kryeministri Aleksander Vucic dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic, janë takuar sot në Qeverinë e Serbisë, ku folën për çështje kryesore politike, veçanërisht pas deklaratave të fundit nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe në Serbi, dhe ranë dakord për hapat që do të ndërmerren.

Rama e Thaçi, patën deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

ME TE LEXUARAT