Përplasje me armë në Vlorë, identifikohet i vrari, plagosen dy djem e një vajzë

Aktualitet

Policia tha se një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së të enjtes në qytetin e Vlorës.

Deklarata e policise Vlorë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 23:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë", në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

1. F.H., 28 vjeç.

2. A.L., 26 vjeçe.

3. A.Ll., 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT