Vrasja e 33-vjecarit në lokalin e muzikës në Vlorë, ja cfarë filmuan kamerat e sigurisë

54
Kliko per me shume info

Vetem disa orë pas krimit në një lokal në Vlorë ku një i ri i dënuar më parë për vrasje u ekzekutua me 6 plumba, policia zbardh dinamikën e ngjarjes, referuar edhe pamjeve filmike te regjistruara nga kamerat e sigurise.

Shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33-vjeç mbeti i vdekur dhe tre kliente u plagosën aksidentalisht, është bilanci nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen 20 prillit në qytetin e Vlorës.

Kliko per me shume info

Krimi i rende ndodhi rreth orës 23:30 të të enjtes, në një nga lokalet e natës përgjatë Lungomares, në zonën e Ujit të Ftohtë. Lokali imuzikes live, ndodhet ne katin e pare te nje pallati ne ate zone.

Policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë që ndodheshin në lokal, ku sipas burimeve nga policia, të shtënat me armë kanë ndodhur brenda lokalit.
Sipas kqyrjes se kamerave të sigurisë ne lokal, rezulton se 33-vjeçari i cili mbeti viktimë, ka qenë i shoqëruar me tre persona të tjerë, ndërkohë që është çuar nga tavolina dhe ka shkuar në tavolinën që ndodheshin dy persona të tjerë.

Na pamjet duket se një nga personat që ka qenë ulur ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj i cili është përpjekur të largohet, por vrasësi e ka qëlluar disa herë të tjera gjë që ka sjellë dhe vdekjen e tij.

Nga pamjet e fokusuara nga kamera e sigurisë duket se një prej personave që ndodhej në tavolinë me viktimën ka nxjerrë dhe ai armën dhe ka shtënë në drejtim të vrasësit. Nga përplasja me armë e të dyja palëve kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë të cilët ishin në lokal.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here