Parandalohet vrasja në Malësinë e Madhe, shkak problemet e pronësisë

Kliko per me shume info

Policia e Malësisë së Madhe ka parandaluar një vrasje ditën e djeshme.

Sipas njoftimit zyrtar pas një konflikti të ndodhur në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ndërmjet shtetases M. J, 26 vjeçe, dhe shtetasit Alfred Jakaj, për motive pronësie, ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen M.J.

Kliko per me shume info

Nga ana shërbimeve policore  në menyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti është shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Alfred Jakaj, 35 vjeç, banues në Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe.  Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i  armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysëm automatike. Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të parashikuar nga nenet 84, 274 e 278 te Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here