Deklarohet publikisht vota e parë në Kuvend kundër "Ilir Metës President"

Aktualitet

Deklarohet vota e pare kunder Ilir Metes president. Ame anë te një statusi në faqen e tij në Facebook, Blushi shkruan se Meta është President i së shkuarës, por jo i së ardhmes.

Ja cfare shkruan Blushi:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NUK VOTOJ ILIR METËN

Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës, për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur krizës.

Kur të gjithë duhej të lëshonim dicka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur. Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa. Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit.

Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen.

ME TE LEXUARAT