Ushtria e Kim Jong-un përgatitet për luftë me SHBA

Bota

Ushtria e Kim Jong-un tregon se është përgatitur për luftë, teksa qëllojnë me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake armike, këtë të martë.

Qindra tanke janë rreshtuar përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kim Jong-un ka përshëndetur ushtrinë teksa ndiqte këtë përgatitje ushtarake, e cila përfshinte lëshimin e mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset.

85-vjetori i formimit të ushtrisë së Koresë së Veriut nuk është thjesht një ditë për të treguar forcën ushtarake, por edhe një ditë feste në shtetin diktatorial

Ndërkohë që anija luftarake amerikane "Carl Vinson" i është drejtuar gadishullit korean, për t’iu bashkuar stërvitjes së përbashkët me Korenë e Jugut.

ME TE LEXUARAT