UPDATE/ Zjarri në ambientet e paraburgimit të policisë së Vlorës, raportohen 4 të lënduar

89
Kliko per me shume info

Të paktën katër persona janë lënduar nga zjarri i rënë rreth orës 19:30 në ambientet e paraburgimit në Policinë e Vlorës.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar 4 persona, për shkak të asfiksisë.
Fillimisht zjarri i është vendosur dyshekëve në dhomat paraburgimit. Është dashur ndërhyrhja e forcave të shumta zjarrfikëse për të neutralizuar flakët. Ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë kujdesin mjekësor.
Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkaqet e zjarrit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here