Ultimatumi i Ruçit, nesër në 17:00 raundi i katërt për Presidentin, PS mbledh grupin

Aktualitet

Diten e premte në orën 17:00 të pasdites do të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Vendimi për seancën u mor sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve menjëherë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit që ezauroi edhe raundin e tretë pas asnjë kandidat të propozuar. Po nesër, Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputetëve të PS u është kërkuar prania e domosdoshme në seancën për Presidentin. Në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, apeloi kryeparlamentarin Meta të reflektojë.

Ultimatumi ndaj tij ishte i qartë: ‘ose LSI bashkon votat me PS për zgjedhjen e Presidentit, ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme’.

Ruçi kujtoi se PS ka pritur për të arritur një konsensus dhe jo për mungesë votash, por sipas tij dhe durimi e ka një kufi.

ME TE LEXUARAT