U zhduk së bashku me 230 pasagjerët, zbulohet misteri i avionit të ‘Malasya Airlines’

Soft

Avioni i ‘Malasya Airlines’ u zhduk nga itinerari pasi ishte nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit në vitin 2014.

Ai kishte 230 pasagjerë në bord dhe hetimet për zhdukjen e mistershme vijojnë ende por shkencëtarët australianë kanë deklaruar se kanë gjetur më në fund vendndodhjen e tij .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tyre ai gjendet në veri të zonës së kërkimit, vend të cilin vet shkencëtarët e kishin refuzuar si mundësi, por nga zbulimet e fundit kjo mund të jetë vendndodhja e “MH370”, shkruan “BBC”.

Analiza e re pjesëve të gjetyra në oqean, konfirmon se vendndodhja më e mundshme e avionit MH370 është një zonë 25 mijë kilometra katror katror, pranë vendit të kërkimit.

Shkencetarët argumentojnë se një shpërthim i mundshëm në bord, për shkak të një bombe apo diçkaje të ngjashme, mund ta ketë hedhur avionin në erë.

Ai nuk ka qene aq i fortë që ta rrëzonte, por ka shkaktuar një shtypje të papritur që i ka bërë pasagjerët të përfundonin pa ndjenja, ndërsa avioni ka fluturuar derisa i ka mbaruar lënda djegëse.

ME TE LEXUARAT