Truku i thjeshtë që ju ndihmon të kontrolloni shëndetin për vetëm 1 minutë

Soft

Shpeshherë dëgjoni nga prindërit ose njerëzit e tjerë që ju rrethojnë se njeriu mund të jetë mjek i vetvetes. Sigurisht që kjo gjë nuk nënkupton se mund të diagnostikoni çdo lloj simptome, por me ndihnmën e disa trukeve të caktuara mund të kuptoni se çfarë nuk shkon mirë tek ju. Living ju njeh me një truk interesant për të cilin mund të mos keni dëgjuar më parë. Do ju marrë vetëm një minutë nga jeta juaj dhe mund të zbulojë gjëra të panjohura.

Merrni një lugë të çfarëdoshme dhe kalojeni në gjithë sipërfaqen e gjuhës siç tregohet në foton e mësipërme. Pasi të vini re që në lugë ka majftueshëm sasi pështyme dhe futeni në një qese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi keni vendosur lugën në qese, lëreni brenda për 1-2 minuta dhe më pas kontrollojeni nën dritën e diellit ose të një llampe elektrike. Erërat dhe ngjyra e njollave në lugë mund të jenë përcaktuese për problematika të ndryshme në organizmin tuaj.

Çfarë tregon aroma:

Aroma e fortë tregon se keni probleme me mushkëritë ose barkun.

Nëse aroma që nuhasni është e ëmbël duhet të kontrolloni diabetin dhe nivelin e sheqernave në gjak.

Aroma e rëndë si amoniak është e lidhur me funksionin e veshkave.

Çfarë tregon ngjyra e pështymës:

Nëse vini re njolla të bardha ose të verdha keni probleme me funksionimin e gjendrës tiroide.

Ngjyra e bardhë sinjalizon probleme me frymëmarrjen.

Nëse vini re njolla në portokalli keni probleme me veshkat.

Kurse ngjyra lejla është e lidhur me nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

ME TE LEXUARAT