Tronditen spektatorët, akrobatja bie nga 20 metra lartësi

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bjellorusi, ku mësohet se një akrobate ka rënë gjatë performancës në tokë, në një lartësi prej 20 metrash. Për fat të mirë, rënia nuk pati pasoja dramatike çka mund t’i rrezikonin jetën.
Gruaja ka pësuar thyerjen e krahut të majtë dhe një tronditje të butë të trurit, ndërsa nëse do të kishte rënë me kokë me siguri do të humbte jetën.
Ngjarja ndodhi gjatë një performance në kryeqytetin e Bjellorusisë në Minsk.
Pas aksidentit, administrata e cirkut tha se zonja Syulgina nuk do të ishte në gjendje të kërkonte kompensim për plagët e saj, pasi kishte vendosur vetë që ka bënte rolin pa pajisje sigurie.
Zonja Syulgina tha se pajisjet e sigurisë e pengojnë për të kryer ushtrimet normalisht.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here