Tragjedia në Vjosë/ Ja peshkatarët që u mbytën, trupi i njërit mbeti në rrjetat e peshkimit

Aktualitet

Një ditë më parë u gjendën trupat e dy peshkatarëve të mbytur pranë grykëderdhjes së Vjosës ndërsa ishin duke peshkuar. Shtetesit Lorenc Doko 32 vjeç dhe Elson Kerri 27 vjeç, prej orës 19:00 të ditës së diel kishin dalë për peshkim, afër grykëderdhjes, në zonën e Delisufit.

Prej atij momenti ata kane humbur konktatet me të afërmit, ndërsa disa orë me vonë kanë qënë familjarët, ata që kanë vënë alarmin, duke lajmëruar policinë.

Delta Force dhe Policia Kufitare kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave, ndërsa informacioni ka qënë se te dy personat ishin mbytur.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, por pa rezultat, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit kanë mbërritur dhe polumbarët në ndihmë të Policisë kufitare dhe Delta Force për të gjetur trupat e dy të rinjve, shkruan Vloraneës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht është gjetur Elson Kerri nga fshati Delisuf, ndërsa disa orë më vonë, polumbaret kanë gjetur dhe trupin e viktimës tjetër Lorenc Doko i cili kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve.

Mësohet nga informacionet e percjella se te dy viktimat kishin dalë për peshk me një varkë me lopata, e cila është mbushur fillimisht me ujë dhe më pas është përmbysur rreth 3 milje larg grykëderdhjes së Vjosës, në det.

ME TE LEXUARAT