Jackie Chan: Trafikantët e drogës meritojnë dënimin me vdekje

Showbiz

jackie-chanAktori i famshem i filmave aksion dhe komike, Jackie Chan ka deklaruar se mbështet dënimin me vdekje për trafikantët e drogës. Aktori i njohur ka deklaruar se droga po bëhet shkaktare e shumë vdekjeve tek të rinjtë si dhe po lëndon shumë familje.

I biri i Jackie-t, Jaycee Chan kishte vuajtur dënimin me gjashtë muaj burg, për shkak se policia kishte gjetur marihuanë në shtëpinë e tij. Aktori e ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, por i ka shërbyer si mësim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Trafikantët meritojnë dënim me vdekje. Këta persona janë duke shkatërruar jetët e mijëra të rinjve, prandaj nuk janë aspak të dobishëm. Ata duhet të marrin dënimin e merituar. Unë u ndjeva i turpëruar dhe i shokuar për rastin e tim biri, por tani e kontrolloj më tepër”- u shpreh Jackie Chan.

Aktori që ka luajtur në qindra filma me arte marciale, tani është ambasador kundër drogës në Singapor, duke qenë personazhi i parë publik që angazhohet me një çështje të tillë.

ME TE LEXUARAT