Zbulohet e ardhmja politike e Tom Doshit, ja partia që do ta kandidojë në 18 qershor

Kliko per me shume info

Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, ka suprizuar sonte në emisionin “Opinion”, kur tha se edhe pse listat e kandidatëve nuk janë përpiluar akoma, për zgjedhjet e 18 qershorit, Tom Doshi, do të jetë në listat e PSD në Shkodër.
Pra Doshi, i cili eshte deputet ne Kuvendin aktual, do te kandidoje ne qarkun e Shkodres nen siglen e PSD.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera Gjinushi tha se në 18 qershor partitë e koalicionit të majtë do të shkojnë në zgjedhje.

Sipas tij, zgjedhje do të ketë patjetër pasi nuk mund të ndërrohen qeveritë dhe nuk mund të merren pushtetet pa zgjedhje.

Gjinushi tha se do të ketë përpjekje që PD të tërhiqet nga kushtet e saj, por edhe nëse nuk tërhiqet partitë do të shkojnë në zgjedhje.
“Ne nuk jemi pa opozitë. Ka shumë forca të tjera politike që jnaë opozitare’, është shprehur Gjinushi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here