Thirrja e Bashës për bllokimin e rrugëve, ndalohet kamioni me blloqe në Tiranë

70
Kliko per me shume info

Pas thirrjes së Lulzim Bashës për të bllokuar rrugët, tentohet të bllokohet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Policia ka ndaluar një kamion të PD i ngarkuar me blloqe betoni, ndërsa ka zhvilluar një debat verbal me përfaqësues të PD.

Ngjarja shënuar mbrëmë në bulevard pranë çadrës së protestës, kur kamioni i ngarkuar me blloqe 1 metër të larta u ndalua nga Policia e Tiranës.

Burime nga Policia bënë të ditur se, kamioni i ngarkuar me blloqe betoni po tentonte të futej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Kamioni i ngarkuar me blloqe betoni me disa gjoba të papaguara synonte bllokimin e Bulevardit. U ndalua për disa orë, ndërsa gjatë kësaj kohe pati debat verbal mes përfaqësuesve të PD dhe Policisë Rrugore. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të rendit”, thanë burimet nga Policia.

Kjo është tentativa e parë e PD për të bllokuar rrugën, pas thirrjeve të Bashës.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here