Keni thinja në moshë të re? Mos i anashkaloni, shpesh ato paralajmërojnë sëmundje të rrezikshme

40
Kliko per me shume info

Thinjat në moshë të hershme janë një shenjë jo e mirë. Gjatë viteve, ne fillojmë të shohim më shumë thinja në skalpin tonë, por ato mund të jenë shenja të problemeve të ndryshme shëndetësore.
Më saktësisht, hulumtuesit e Universitetit të Kairos në Egjipt kanë zbuluar se shfaqja e shpejtë e thinjave është e ndërlidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, pavarësisht moshës që keni.
“Plakja është faktor i pashmangshëm i rrezikut koronar dhe ndërlidhet me shenja dermatologjike të cilat mund t’ju paralajmërojnë për një rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme”, ka treguar Dr. Irini Samuel, kardiologe në Universitetin e Kairos.
Për studimin e tyre, hulumtuesit kishin ekzaminuar 545 meshkuj të rritur, të cilët i kishin ndarë në grupe të ndryshme dhe kishin parë se meshkujt të cilët po zhvillojnë më shpejt thinja, po kanë rrezik më të shtuar të sëmundjeve të zemrës.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here