Terror në Korcë, rrihet barbarisht me gurë në kokë 37-vjeçari

Aktualitet

Një 37-vjeçar nga Korça është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (22 prill) rreth orës 21:19 në lagjen 15 të këtij qytetit pranë Xhamisë.

Policia sqaron se “dy persona me kapuç, kanë ndaluar në hyrje të pallatit të tij shtetasin M.I, 37 vjeç, ku njëri prej tyre e ka goditur me një gur në kokë këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime. Shtetasi M.I u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes pasi ka goditur shtetasin e mësipërm, është larguar së bashku me personin tjetër, me shpejtësi nga vendngjarja.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor

ME TE LEXUARAT