Telefoni i parë i zgjuar me katër kamera....

Teknologji

Kompania Alcatel këtyre ditëve është në qendër të vëmendjes për shkak të telefonave të vet jo konvencionalë.

Pas prezantimit të modelit A5, në radhë është modeli Alcatel Flash, i cili përmban disa opsione interesante në industrinë e telefonave të mençur. Bëhet fjalë për telefonin me madje katër kamera, dy të parme dhe dy në pjesën e pasme, ndërsa aty është edhe procesori i ri MediaTek Helio X20 me dhjetë bërthamë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Helio X20 është procesor kursyes sa i përket baterisë dhe mbështet teknologjinë 64 bit dhe komponentin shtesë të çipit që menaxhon me këto dhjetë bërthama dhe çipin grafik Mali-T800- CorePilot 3.0, i cili mund të kursejë madje 39 për qind të baterisë me rastin e shikimit të incizimeve HD në YouTube dhe 41 për qind me rastin e thirrjeve në Skype.

Alcatel në modelin e ri Flashka vendosur 3 GB RAM memorie, 32 GB memorie të brendshme dhe hyrjen për microSD me memorie shtesë. Pajisja ka ekran Full HD (1080 x 1920 piksela), me diagonale prej 5.5 inç, mbështetje për Dual SIM, Dual WLAN, Bluetooth, 3G, 4G, si dhe skanerin për gishtërinj.

Kamerat e parme janë prej 5 dhe 8 MP që mundësojnë opsione si Portret Mode, Alcatel Super Selfie Mode dhe Super Fine Mode. Të dy kamerat mbështesin formatin RAW dhe kanë objektiv me kënd të zgjeruar. Kamera e pasme ka shenjën f/2.0, e cila përbëhet nga dy sensorë me mbishkrim të kompanisë japoneze Sony (IMX258). Kamera ka rezolucion prej 13 MP.

Njëra kamerë është mon-kromatike, ndërsa e dyta në ngjyrë që jep mprehtësi për fotografitë me shumë detaje dhe kontrast më të mirë. Këtu janë edhe autofokusi PDAF hibrid, blici LED blic, si dhe regjimi i zakonshëm për fotografim: panorama, makro mënyra e punës, HDR, etj.

Alcatel Flash vjen me sistemin operativ Android Marshmallow dhe me bateri prej 3100 mAh. Telefoni aktualisht shitet vetëm në disa pjesë të Azisë, por shumë shpejt pritet që ta shohim edhe në Evropë, ndërkohë që çmimi i tij ende nuk dihet.

ME TE LEXUARAT