Sulmi me armë kimike në Siri, 11 fëmijë në mesin e 58 të vrarëve

Bota

Të paktën 58 persona, përfshirë 11 fëmijë, kanë vdekur në një sulm të dyshuar kimik në provincën siriane Idlib, njoftojnë aktivistët.

Njerëzve u është zënë fryma dhe kanë humbur ndjenjat pas sulmit, ndërsa disa të tjerëve u ka dalë shkumë nga goja, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky grup me bazë në Londër, kundërshtar i Qeverisë së Sirisë, ka thënë se mjekët në teren e kanë njoftuar për sulmin kimik në qytetin Khan Sheikhoun.

Ndërkohë, Koalicioni Sirian, një grup po ashtu me bazë jashtë Sirisë, ka thënë se sulmi është kryer nga ushtria e presidentit Bashar Assad./Express/

ME TE LEXUARAT