Shthuret çifti i lesbikeve në Big Brother, Vivi "tradhton" Kein me Musën

Showbiz

Çifti i lesbikeve të “Big Brother 9”, Kei dhe Vivi, tashmë janë përçarë. 30-vjeçarja Kei, me profesion punonjëse sociale, dhe Vivi 26 vjeçe, që njihet si DeeJay, kanë qenë çift disa vite më parë, por lidhja e tyre pësoi ftohje.

Takimin në “Big Brother” e panë si një mundësi e dytë për lidhjen e tyre. Por duket se as kjo tentativë e dytë nuk po funksionon. Ato kanë gjetur pak kohë për të biseduar me njëra-tjetrën, ku në bisedë e sipër, Kei i tha partneres se është shthurur fare. “Do shkoj te mami në shtëpi, çfarë t’i them, u shthur Vivi?”, iu drejtua ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, duke pasur parasysh afrimitetin që partnerja e saj ka krijuar me Musën, i thotë me shaka se ai do të dalë nga shtëpia me dy femra. “Ti futesh me një gocë dhe del me një tjetër. Musa vjen me një e del me dy, unë zero”, i thotë Kei. Kështu për vajzat po bëhet gjithnjë e më vështirë rilindja e ndjenjave ndaj njëra-tjetrës.

Ndërsa Kei është shumë aktive dhe e interesuar ndaj partneres, krejt e kundërta ka ndodhur me Vivin. Për këtë, Kei ka tentuar të flasë disa herë me Vivin, por nuk është se ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e saj. Në këtë situatë, gjithnjë e më shumë, kemi parë një afrimitet të Keit me Fiorentinën dhe Olsin.

Ajo ka krijuar një marrëdhënie të mirë me çiftin, pasi diskutojnë shpesh me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, por edhe për banorët e tjerë. Kei është vajza që e pranoi homoseksualitetin e saj në moshën 11-vjeçare, e mbështetur dhe nga familja. Ndërsa për Vivin, pëlqimi për vajzat ka nisur në moshën 16 vjeçe, dhe prindërit e kanë mbështetur po ashtu.

ME TE LEXUARAT