Zbulohet shqiptari që mashtroi Zvicrën për 20 vite me radhë

0
13
Kliko per me shume info

Një banor në Wettingen të Zvicrës, me origjinë nga Kosova, ka përfituar 20 vite ndihma sociale si invalid, por autoritetet hedhin dyshime nëse ai vërtet është invalid, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Për njëzet vite shqiptari ka përfituar 900.000 franga renta sociale. Detektivët privatë që e kanë vëzhguar fshehurazi kanë ardhur në përfundim se ai aktron invalidin dhe se është tërësisht i shëndetshëm. Përfitimet e invalidit ai i ka përfituar konkretisht prej vitit 1996.

“Ai ishte paraqitur se nuk mund të vishej vetë dhe kishte gjithashtu dhimbje koke, shpine dhe në këmbë,” publikon “botasot”, duke shtuar se: ish shoferi i kamionëve nuk është invalid.

Edhe pse 56 vjeçari nuk është parë të vozisë veturë, detektivët mendojnë se ai nuk ka probleme. Ata duhet të kenë folur edhe me djalin e tij.

Përshkak të dyshimeve të forta të hedhura nga detektivët, rasti ka shkuar në gjykatë. Aty në vend të 56 vjeçarit është paraqitur përfaqësuesja e bashkëshortes së tij, Urs Oswald e cila është mbrojtur duke thenë: “Në kontrollet e mëhershme mjekësore është shkruar e vërtetuar se burri është invalid”.

Por situata është tensionuar pasi detektivët kanë zbuluar të kundërtën. Vitin e kaluar Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka ardhur në përfundim se vëzhgimi i detektivëve privat është ilegal. Kjo do të thotë se videot e tyre janë ilegale dhe nuk merret si prova përpara gjykatës.

Edhe për Oswaldin është një “pyetje delikatë”. Javën e ardhshme pritet që çifti shqiptar të vijë vetë të përgjigjet përpara Gjykatës rajonale të Baden. Prokuroria ka kërkuar dënim deri në gjashtë vjet burg.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here