Policia: Ja për cfarë ishte dënuar shqiptari i vrarë me katër plumba në Romë

Aktualitet

Policia italiane publikoi të dhënat e para në lidhje me vrasjen e 43 vjeçarit shqiptar Gasper Reçi, i cili u qëllua me 4 plumba natën e shkuar në periferi të Romës.

Sipas të dhënave të policisë italiane shqiptari rezulton i dënuar më parë për krime të lidhura me trafikun e drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte i martuar e me fëmijë.

Reçi është qëlluar për vdekje r rreth orës 23 në afërsi të banesës së tij në rrugën “Simeri Crichi” në zonën Tor Vergata.

Gasper Reci ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje si pasojë e goditjes me katër plumba.

Policia italiane po heton ne jetën e shqiptarit e në raportet e tij me familjarët.

ME TE LEXUARAT