Shkodër, arrestohet kultivuesi i kanabisit, iu gjetën 28 fidanë drogë

Aktualitet

Një 68 vjeçar nga Shkodra u arrestua nga policia me akuzen për kultivim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i kontrrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, në lagjen Markol, fshati Sheldi, në një parcelë në pronësi të shtetasit Xhemal Murati, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësin e provës materiale 28 fidanë bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhemal Murati, 68 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër”, sqaron policia.

Policia ka thene se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT