Gashi mes milionerëve në SHBA, a e dini sa paguhet sulmuesi shqiptar?
Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi është mes lojtarëve më të paguar në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, ku që prej vitit të kaluar aktivizohet me ekipin e Colorado Rapids.
Në SHBA, si zakonisht klubet bëjnë publike listat e rrogave të lojtarëve dhe sipas atyre të hartuara për këtë vit, emri i Gashit figuron mes 20 milionerëve të këtij kampionati, ndonëse duhet theksuar se rroga e tij nuk arrin shifrat e emrave si Kaka, Xhovinko, Pirlo, Vija apo Shvajnshtajger.
Futbollisti me tipare sulmuese nuk ka pse ankohet me rrogën prej 1 milion e 575 mijë dollarësh të garantuar në vit, që arrin deri në 1.668.750 dollarë në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sulmuesi Shkelzen Gashi ka nënshkruar një kontratë si futbollist i zgjedhur i klubit, mbi tavanin e rrogave që aplikohet në futbollin amerikan.
Ai është futbollisti i dytë në klubin e Kolorados për sa i përket rrogës së tij, i kaluar vetëm nga portieri i SHBA, Tim Hauard, i cili përfiton një rrogë prej 2 milionë dollarësh të garantuar në vit.