Senaca/ Gjykata franceze vendos nesër për lirimin ose ekstradimin e Haradinaj

Kosovë&Rajon

Ditën e nesërme, Gjykata e Kolmarit do të mbajë seancën e radhës për rastin e Ramush Haradinaj, ndërsa me shumë mundësi do të japë edhe verdiktin përfundimtar mbi çështjen. Burime të afërta me liderin e AAK-së, bëjnë të ditur se tek përfaqësuesit ligjorë të Haradinajt ka një frymë optimizmi, ndërsa bëhet e ditur se në rast se do të ketë një vendim pozitiv, ish komandanti i UÇK-së mund të kthehet në Kosovë që prej ditës së enjte.

Ramush Haradinaj do të presë nesër për verdiktin nga Gjykata e Kolmarit, e cila pritet të vendosë për lirimin e tij ose ekstradimin drejt Serbisë, pas kërkesës së bërë nga pala serbe. Burime të afërta pranë kreut të AAK-së, bëjnë me dije se tek Haradinaj ka një frymë optimizmi mbi marrjen e një vendimi pozitiv, ndërsa mësohet se ish-komandanti i UÇK-së, ka deklaruar se do të kthehet menjëeherë në Kosovë në rast se do gjyqsori francez do të shprehet pro lirimit të tij nga masa e gjykimit në gjëndje të lirë.

Procesi për ish-Kryeministrin kosovar ka qënë relativisht i tejzgjatur, pasi ai është ndaluar që më datë 4 Janar të këtij viti në pjesën franceze të qytetit të Bazelit. Megjithatë, burime të njëjta shpjegojnë se nuk presin zgjatje të mëtejshme të procesit pasi gjyqtarët janë njohur me cështjen dhe me shumë mundësi do t’a japin përgjigjen përfundimtare në seancën e ditës së enjte.

Nga ana tjetër, edhe pala serbe e ka kërkuar me ngulm ekstradimin e Haradinaj. Kërkesa e tyre është argumentuar mbi bazën e një sërë aktakuzash të vitit 2004, sipas të cilave, Haradinaj akuzohet për krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom. Për t’u theksuar është fakti se lideri i AAK-së, ka marrë pafajsi në një proces gjykimi mjaft të rëndësishëm sic ishte ai i tribunalit të Hagës për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi.

ME TE LEXUARAT