Referendumi në Turqi, presidenti Erdogan shpall fitoren

Bota

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli fitoren në referendumin e zhvilluar për ndryshime kushtetuese.

Këto ndryshime do t’i zgjerojnë atij kompetencat. Me anë të këtij votimi, turqit kanë aprovuar ndryshimin më radikal të kushteteutës së vendit, që prej themelimit të republikës së tyre 93 vjet më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas 98 për qind të votave të numëruara, 51.3 për qind e turqve i kanë thënë ‘Po’ ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t’i japin Erdoganit kompetenca më të gjera si president, duke hequr kështu postin e Presidentit

Teksa Erdogan ka shpallur fitoren e kampit ‘Po’, partitë opozitare janë ankuar për manipulime dhe kanë kontestuar rezultatin, duke thënë se 2.5 milionë vota janë “problematike”.

ME TE LEXUARAT