France, sot mbahet seanca e radhes per kreune AAK, Ramush Haradinaj

Kosovë&Rajon

Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca e radhës e Gjykatës së Apelit, për të vendosur për ish kryeministrin e

Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004.

Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia, me urdhër të së cilës është ndaluar ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrojtja e Haradinajt pret lirimin e tij dhe vendimi përfundimtar mund të merret nesër, apo në ditët në vijim.

RTK-ja do të transmetojë LIVE nga Franca seancën për Haradinajn.

ME TE LEXUARAT