Rama: Për presidentin, një shanc për opozitën. Ja kë duhet të burgosë drejtësia e reformuar

Politikë

Presidenti është një çështje e rëndësishme, tha kryeministri Rama në “Dritare” dhe sipas tij, sëbashku me Metën janë duke i dhënë një mundësi opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi.

Si do ta zgjidhni Presidentin?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për presidentin ne do të respektojmë procedurat kushtetuese. Ne jemi duke i dhënë një mundësi opozitës për të marrë pjesë në këtë proces. Madje për këtë arsye, ne nuk do të paraqesim asnjë kandidaturë në raundin e parë.

A mund të jetë zoti Nano një kandidat?

Unë nuk dua të përgojoj emrin e askujt. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, madje pikërisht për shkak të respektit për të nuk dua ta përgojoj.

A do të jeni bashkë me LSI në koalicion parazgjedhor?

Asnjëherë nuk e kam menduar rrugëtimin tonë që duhet fokusuar tek energjia e një shumicë të thjeshtë, por tek një bashkim energjish që mund të sjellë reforma. Më lejoni të them se nëse nuk do të ishim një koalicion i tillë, nuk do të ishim këtu ku jemi. Nuk do të kishim realizuar këto reforma.

Nuk besoj se nuk të vjen reflektimi që qytetarët teksa mendojnë reformën në drejtësi, mendojnë se do të futet në burg Berisha ose Meta. Si reagoni?

Unë reformën në drejtësi nuk e shoh personale. Unë reformën e shoh në përgjithësi. Por mendoj se nga njëra ane qytetarët kanë të drejtë. Për shumë gjëra të rënda që janë bërë, duhet të pagujë ai që i ka bërë. Unë e mendoj reformën në drejtësi me persona që përfundojnë në bankën e të akuzuarëve dhe që mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë bërë, gjyqtarë, prokurorë e politikanë, etj.

A ju ka korruptuar sistemi?

Për këtë unë dua që te ketë një drejtësi që nuk pyet se kush je, çfarë je, sa i gjatë je, por të vëre para drejtësisë dhe zbardhe të vërtetën. Unë këtë pres.

Zgjedhjet në Kavajë. Opozita ka paralajmëruar protestë...

Kavaja nuk do të jetë sheshi ku PD do të bëjë përsheshin e 1997, nuk do të jetë as sheshi që do të zhbëjë këto reforma. Ky vend ka Zot dhe Zot është populli sovran. Nuk do të mundet dot që një vend të kthehet mbrapa, sepse dikush në Partinë Demokratike ka frikë nga VETTING-u. Nuk do të ndodhë asgjë.

ME TE LEXUARAT