Rama, kur ‘Benetton’ prodhon në Shqipëri në ndërtim pa leje

Politikë

EME dhe Italfashion janë dy kompani italiane që prodhojnë për tregun e huaj, madje edhe për marka të mëdha fashion në Europë.

Ata e kanë vendosur biznesin në të njëjtën godinë, ku janë të punësuar 300 gra e vajza.

Por një pjesë e godinës ku është vendosur biznesi i tyre ishte ndërtim pa leje. Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi këto investime, iu dorëzoi edhe lejen e legalizimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë e kisha dëgjuar edhe nga Artani, edhe nga Sadriu që ëhstë kjo fabkrika këtu dhe është goxha e veçantë, se bën për Benetton, për “Max Mara”. Thashë me vete, o Zot si erdhi puna, Benetton prodhon në Shqipëri në ndërtim pa leje. Edhe me leje, edhe pa leje nuk ka. Nga ky moment je në rregull deri atje, vetëm mos shko më andej. Nga ky moment që ti e regjistron e gjithë kapitali që ti ke harxhuar këtu të kthehet në kapital i gjallë. Kështu, ti mund të vësh koletaral, mund të vazhdosh të bësh investime, por të tjerat mund t’i bësh me leje të gjitha.”, tha Rama.

Pronari i ndërtesës shpjegoi se ndërtesën pa leje e ngriti nga dëshira e investitorëve për të zgjeruar biznesin. Krahas trajtimit financiar dhe trajnimit profesional, Kryeministri Rama foli me investitorët edhe për aspektin social si një komponent të rëndësishëm në investim.

ME TE LEXUARAT