Shembja e Kishës, Rama: Koha kur ndërhynte Greqia ka marrë fund

Politikë

rama_2015Kryeministri Rama e quajti keqkuptim që është keqpërdorur nga të tjerët shembjen kishës së “Shën Thanasit” në Dhërmi.

Por dhe një mundësi shumë e mirë për të bërë të qartë se shkoqur se hapësira e ushtrimit të besimit ortodoks është sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë. “Ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë por shqiptarë”  nënvizoi Rama në konferencën për median mesditën e 31 gushtit nga kryeministria.  "Ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqioe. Dhe është spekullim i madh se ne paskemi prishur një kishë. Mua më vjen zor që garazhin ta quaj kishë. Do rindërtojmë shëmbëlltyrën e kishës së vjetër dhe do e bëjmë hapësirë ku të ekspozohet historia e jashtëzakonshme shqiptare që ka marrë jetë në atë truall. Aktualisht në dhërmi janë 38 kisha. Nëse është nevoja të ketë dhe 39- 40 s’ka asnjë problem. Do rindërtojmë shëmbëlltyrën e kishës së vjetër Marrëdhëniet me kishën ortodokse janë të mira dhe shumë të mira. Ky është një moment që ka pasur keqkuptim që është keqpërdorur nga të tjerët. por ka qenë  mundësi shumë e mirë për të bërë të qartë e shkoqur se hapësira e ushtrimit të besimi ortodoks është hapësirë sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë hapësirë . Ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë por shqiptarë . Ndërkohë për ortodoksët grekë që i përkasin minoritetit grek është e garantuar njësoj si për ortodoksët shqiptarë të ushtrojnë  drejtën e të besimit të tyre. Por koha kur Shqipëria pranon të tilla çudira e të tilla ndërhyrje ka marrë fund në 23 qershorin 2013-s", u shpreh kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT