Rama fut në listën fituese për deputet edhe nje personazh të njohur në Tiranë

Politikë

Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar mbrëmë listat e kandidatëve për Tiranën dhe 11 qarqet e tjera të vendit.

Ndryshe nga sa pritej, drejtuesi politik i Tiranës, Sajmir Tahiri e ka vendosur veten në vendin e gjashtë në listë, ndërsa e para është Elona Gjebrea,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

zv.ministre e Brendshme. Por Panorama ka zbuluar se në listën e Tiranës është edhe një emër mjaft interesant. I 18-ti në listë (në kushtet kur PD nuk futet në zgjedhje, ky pozicion është fitues pa asnjë diskutim), është Arben Pëllumbi, djali i profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi.

Servet Pëllumbi i tërhequr prej kohësh nga skena politike, ka thënë së fundmi se PS-ja i fiton zgjedhjet edhe pa LSI-në në koalicion.

ME TE LEXUARAT