Rama drekë në shtëpinë e dy mësuesve gjirokastritë, ja si e ngacmojnë komentuesit

Politikë

Kryeministri Edi Rama qëndroi sot në një familje gjirokastrite. Pasi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qarku, të cilët votojnë për herë të parë, kreu i Qeverisë i është drejtuar banesës së dy mësuesve gjirokastritë, Grigorit dhe Mimozës, për të drekuar me ta.

Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, dhe drejtuesi i fushatës së PS për Gjirokastrën, Bledi Çuçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa kryeministri transmeton Live këtë drekë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ajo çka bie në sy janë postimet e ndjekësve të rrjetit social.

Ata e “ngacmojnë” për tryezën e shtruar, dhe ushqimet që i ka vendosur përpara familja nga Gjirokastra.

ME TE LEXUARAT