Gjermania po kërkon persona që dinë të bëjnë këto punë

Aktualitet

Me shume se 40 mijë infermierë llogaritet të jetë duke i kërkuar shteti gjerman. Vetëm nga Kosova deri tani janë larguar me qindra të rinj drejt Gjermanisë dhe një numër jashtëzakonisht i madh është i interesuar të marrë rrugë.

Bashkimi Evropian ka ndarë miliona euro për të ndalur migrimin e paligjshëm dhe ku Kosova edhe në mesin e vendeve të prekura nga ky fenomen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesit e njërës nga kompanitë që po merret me sigurimin e migrimit legal thonë se brenda një viti nga Kosova drejt Gjermanisë planifikohet të nisen mes 450-500 infermierë, raporton KTV.

Ai ka bërë të ditur se numri i të interesuarve tejkalon 1000.

Ndërsa, pas pak kohësh do të nisin edhe trajnimin dhe dërgimin në punë në shtetin gjerman të interesuarve edhe nga disa sektorë të tjerë, ku shteti gjerman i ka kërkuar.

Derisa numri i kompanive që po merren me trajnimet dhe dërgimin e të rinjve profesionalë ka shënuar rritje, Ministria e Punës në Kosovë ka arritur ta bëjë funksionale, Agjencinë e Punësimit.

Ministri Arban Abrashi, ka thënë se deri më tani kanë arritur të identifikojnë mbi 14 mijë vende të lira pune, por për mbulimin e tyre do të nisin me trajnimet në fusha të shumta.

Një numër i madh i bizneseve ka kohë që kanë ngritur mungesën e punëtorëve të kualifikuar, pasi për një numër të madh të fushave po u duhet të angazhojnë ekspertë të jashtëm, kostoja e të cilëve është e lartë.

ME TE LEXUARAT