Protesta e radhës e PD-së, të hënën bllokon akset kryesore rrugore

88
Kliko per me shume info

Partia Demokratike pritet që ditën e hënë të radikalizojë protestën, duke bllokuar disa akse kryesore rrugore në gjithë vendin. Ndonëse grupet e ngritura për organizmin e protestës shprehen të rezervuara, mësohet se rrugët që do të bllokohen janë përkatësisht superstrada që lidh Tiranën me Shkodrën, përkatësisht në rrethrrotullimin në Fushë Milot, ku lidhet pothuajse gjithë veriu me kryeqytetin.
Gjithashtu, protestuesit e Partisë Demokratike do bllokojnë qarkullimin e automjeteve dhe ne sheshin shqipnja në Tiranë, një ndër akset kryesore hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për veriun dhe jugun. Bllokim të akseve e rrugorë do të ketë dhe në Lushnjë përkatësisht autostradën që e lidh këtë qytetet me Fierin në rrethrrotullimin e Plugut.
Ndërkohë protestuesit e Partisë Demokratike do të bllokojnë dhe autostradën që lidh Elbasanin me Rrogozhinën në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Protesta u paralajmërua nga Basha një ditë më parë.
Basha: Ditën e hënë, gjithë qytetarët shqiptarë bashkohemi midis orës 11 dhe 12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë.
Përshkallëzimi i protestës, përkon me ditën kur në tiranë pritet të mbërri, zëvendës presidentit i Partive Popullore Evropiane David MCallister, në përpjekje për të negociuar palët për zgjidhjen e krizës politike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here