Seks gjithë natën me prostitutën shqiptare, por shokohet kur zgjohet nga gjumi

Soft

Pasi e kontaktoi në një faqe takimesh, italiani pagoi një shumë jo të vogël për të kaluar natën me shqiptaren. Por, kur u zgjua në mëngjes, 47-vjeçari nga Lissone pa telashe në horizont. Prostituta 35-vjeçare i kishte vjedhur portofolin.

Ajo i kërkoi para 47-vjeccarit që t’ia kthente sërish portofolin. Në fillim, burri iu nënshtrua shantazhit dhe i dorëzoi disa herë para shqiptares. Në portofol, ai kishte kartën e kreditit dhe disa dokumente të rëndësishme, raportojnë mediat italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

35-vjeçarja ka vijuar të kërkonte shuma të mëdha parash. Madje nisi të ‘bombardojë’ italianin me telefonata e SMS kërcënuese dhe fyese. Disa herë e ka kërcënuar duke i thënë se do të telefonojë edhe të shoqen e tij.

I shqetësuar, 47-vjeçari telefonoi karabinierët e Cinisello Balsamo (Milano).

Efektivët i sugjeruan 47-vjeçarit që të bënte sikur kishte rënë sërish pre e shantazhit dhe kështu përgatitën skemën për kapjen e 35-vjeçares. Kur mori paratë, një ditë më parë, shqiptarja u arrestua.

Në pranga përfundoi edhe një 40-vjeçare rumune, si bashkëpunëtore e shqiptares. Ndaj tyre rëndon akuza për zhvatje. Të dyja janë shoqëruar në burgun e San Vittore.

ME TE LEXUARAT