Tiranë/ Policit “nuk ia mban” nga Porschi, kapet mat nga qytetarët

Soft

Shpesh herë kemi qenë dëshmitarë të mjaft rasteve kur efektivët e policisë bëjnë selektime ndaj shoferëve që kapen me shkelje duke i favorizuar nëse kanë një makinë të shtrenjtë.

I tillë është edhe rasti i mbrëmjes së sotme kur ky polic është filmuar duke kryer detyrën e tij në mënyrë selektive.

Kështu ai ka gjobitur vetëm një automjet tip Skoda që kishte parkuar në trotuar por nuk ka gjobitur fare mjetin tip Porsche të parkuar pas Skodës në lulishte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët raportojnë se polici pasi gjobiti mjetin tip Skoda u largua dhe nuk u mor fare me mjetin luksoz.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë pranë zonës së 21 Dhjetorit në Tiranë.

ME TE LEXUARAT