Ky eshte bilanci i te plagosurve ne Kuvendin e Maqedonise

Kosovë&Rajon

Pas një situate dramatike, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rivendosur rendi dhe qetësia.

Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes stabile të sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas komunikates së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.

MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij, njoftoi TV SHENJA.

ME TE LEXUARAT