Tiranë, nxirret në shitje qendra tregtare "City Park"

Aktualitet

city-park-tiranePese vite pas përurimit qëndra tregtare City Park e cila ndodhet ne autostraden Tirane-Durres, ka dalë në ankand për shitje.

Një njoftim në shtypin e përditshëm bëhet me dije se një shoqëri përmbarimi ka marë përsipër nxjerjen në ankand të ambienteve të City Park por edhe të ambienteve përreth tyre.

Godina në shitje ka një sipërfaqe prej 13.645 metra katrorë dhe volume të ndara trualli. Çmimi fillestar në ankand është 24.480 milionë euro.

Qendra tregtare u përurimit në vitin 2009, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqeria “City Park”  shpk, sipas Esktraktit historik date 08.4.2013 te QKR, rezulton te jete rregjistruar person juridik ne daten 14.11.2007, me objekt te veprimtarise se saj dhenie me qera ambientesh, import eksport, tregeti me shumice e pakice te mallrave ushqimore e industriale, sherbime ne fushen e argetimit, salla bouling, kinematike, patinazh, koncerte, diskoteka, pishina, supermarket, hypermarket, transport udhetaresh, etj.

Muajt e fundit ne gjykata dhe permbarim ishin dorezuar nje numer i madh padish nga palet te treta ndaj City Park per shkak te moskryerjes se likujdimeve financiare nga kjo shoqeri.

ME TE LEXUARAT