Negociatat: U propozua largimi i 3 Ministrave. Zgjedhjet më 16 korrik

Politikë

Takimet e zhvilluara gjatë mbrëmjes së sotme në Pallatin e Kongreseve midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe tre liderëve kryesor politik në Shqipëri kanë përfunduar pa sukses.

Burime diplomatike për Ora News bëjnë me dije se negociatat midis mazhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e eurodeputetëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein, kanë dështuar.

Partia Demokratike nuk është tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, gjë që mazhoranca e ka kundërshtuar dhe kjo ka bërë që palët të mos gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.

Sipas burimeve, Meta ka propozuar për të arritur kompromisin shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik, gjë që është pranuar edhe nga Rama edhe pse me vështirësi. Por për këtë ai ka kërkuar kthimin e PD-së në Kuvend për të votuar vettingun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu është ofruar dhe largimi i 3 Ministrave që lidhen me zgjedhjet 3 muaj përpara zgjedhjeve dhe që ky model të kthehet në një praktike të përhershme, por as kjo nuk është pranuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se është ofruar edhe Presidenti konsensual si mundësi kompromisi.

Sipas burimeve, opozitës i janë ofruar ndryshime në KQZ, institucionin e Avokatit të Popullit, emërime të drejtorëve të policive në qarqe në bashkëpunim me ndërkombëtarët, etj.

Në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta u takuan me eurodeputetin Fleckenstein, ndërsa Basha zhvilloi takimin veçmas me zv/Presidentin e Partive Popullore Evropiane, David McAllister.

Fillimisht nga Pallati i Kongreseve ka dalë kryetari i PD-së, Basha dhe më pas kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Në fund nga ndërtesa kanë dalë zv/Presidenti i Partive Popullore Evropiane, McAllister dhe eurodeputeti Fleckenstein.

ME TE LEXUARAT