102 të plagosur në Kuvend, dorëhiqet Ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Kosovë&Rajon

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme në Maqedoni, Agim Nuhiu, tha se do të kërkojë dorëheqjen nga posti që mban prej katër muajsh si shenjë përgjegjësie për dhunën e mbrëmshme në Parlament pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të parë shqiptar në vend.

Ky vendim vjen pas plagosjes se 201 personave ne incidentet e dhunshme ne Kuvend qe ndodhen diten e djeshme.

“Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i Ministrit të Brendshëm”, tha Nuhiu i cituar nga “Alsat-M”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Une si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së. Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov. Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ, Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ”, tha ai.

Nuhiu tha se për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madhe që është për çdo dënim.

“Një pjesë e të punësuarve në MPB, në vend që të respektojnë ligjet dhe ti kryejnë detyrat e tyre, kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike diçka që kërkon dënim dhe sanksione. Kontrolli i brendshëm pran MPB-së do të kërkoj përgjegjësi ndaj të gjithëve atyre që nuk kanë vepruar në bazë të kompetencave përfshi edhe anëtarët dhe udhëheqësit e shtabit operativ.”

Ai i bëri apel edhe Prokurorisë Publike që në mënyrë aktive të punojë dhe sa më shpejt t’i zbardhë këto ngjarje.

ME TE LEXUARAT