Meta president, zbulon emrin e kryetarit të ri të LSI-së

Politikë

Ilir Meta pas zgjedhjes si president ka zbuluar edhe emrin e pasardhësit të tij në krye të partisë. Ai tha se do jetë zëvendëskryetari i parë aktual i LSI-së, Petrit Vasili që do të drejtojë LSI-në. Meta u shpreh se çdo gjë është e parashikuar në statut.

“Nuk ka nevojë të përmend emra, LSI ka një statut të qartë. Pas kryetarit ka zv. kryetarin e parë që dihet. Ka qenë Petrit Vasili më i votuari në konventë dhe pa asnjë diskutim do jetë ai drejtuesi i LSI deri në përfundim të mandatit tim”, deklaroi Meta.

ME TE LEXUARAT