Mark Zuckerberg firmos “vdekjen” e smartphoneve

91
Kliko per me shume info

Nuk është sekret se Mark Zuckerberg po zhvendosë qëllimet e Facebook drejt realitetit virtual – një teknologji që sjellë imazhet digjitale në botën reale.

Në konferencën F8 të këtij viti, Zuckerberg tregoi planin ambicioz 10-vjeçar të kompanisë, i cili ishte zbuluar për herë të parë më 2016.

Kliko per me shume info

Sipas këtij plani, Facebook pret që t’i kthehet inteligjencës artificiale, lidhjes së internetit dhe realitetit virtual dhe të zmadhuar në pjesë të ndryshme të bizneseve gjatë dekadës së ardhshme.

Për të shënuar ngritjen e realitetit të zmadhuar, një pjesë e madhe e planit, Zuckerberg zbuloi platformën “Efektet e Kamerës” – një set veglash për zhvilluesit që të ndërtojnë aplikacione të realitetit të zmadhuar të cilat mund të qasen nga aplikacioni ekzistues i kamerës në Facebook.

Kjo teorikisht do të hapte derën që Facebook të ketë fenomenin e ardhshëm si “Pokemon Go”. Duke folur për këto plane në konferencë, Zuckerberg tregoi se si mund të keni një ekran virtual në dhomën tuaj, më të madh se TV.

“Nuk kemi nevojë për një televizor fizik. Mund të blejmë një aplikacion ‘TV’ për 1 dollar dhe ta vendosim atë në mur dhe ta shikojmë”, tha Zuckerberg për USA Today para kësaj konference.

“Është mahnitëse kur mendon se sa shumë gjëra fizike të cilat i kemi, nuk kanë nevojë të jenë fizike”, tha ai.

Nuk është vetëm TV-të. Kjo filozofi mund të zgjerohet edhe

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here