Makina përplaset me bordurën, plagosen rëndë dy persona në Dibër

43
Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë është raportuar pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, ku një automjet është përplasur me një bordurë dhe për pasojë ka dal nga rruga.
Sipas njoftimit të policisë së Dibrës, në mjet ndodhej drejtuesi i mjetii shtetasi me iniciale J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, dhe motra e tij, shtetësja me iniciale S.D, 23 vjeçe. Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D.
Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, S.D, është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës. policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here