Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Evropian

0
5
Kliko per me shume info

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Varshavë.

Në finale, Majlinda e mposhti me Ippon, rusen Alesya Kuznetsova.

Xhudistja kosovare rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp. Në gjysmëfinale e Majlinda e mposhti portugezen Joana Ramos.

Në finale, kampionia evropiane, botërore dhe olimpike luftoi e qetë dhe fillimisht e fitoi një wazari, kurse më pas arriti ta përplasë për dysheme rusen, duke fituar me plot meritë medaljen e artë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here