Ju kujtohet “Madonna Shqiptare”? Ja si ka ndryshuar jeta e saj

0
4
Kliko per me shume info

Muzika e saj ka qenë ndër më të preferuarat e fundvitit ’90 e fillimet e viteve 2000, madje Madonna Shqiptare numëron disa albume të hedhura në treg.

Por, prej vitesh tashmë këngëtarja është “zhdukur” nga skena shqiptare dhe ka qëndruar tërësisht në heshtje. Por ku është sot ajo dhe si ka ndryshuar jeta e saj?

Ndonëse në Shqipëri askush nuk ka dëgjuar më për të, këngëtarja vazhdon karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë. Elda Shabani, e njohur nga të gjithë si Madonna Shqiptare jeton në Zvicër, ku është martuar me një zviceran që nuk ka aspak lidhje me muzikën.

Nënë e dy fëmijëve, një djali adoleshent që po përgatitet për studimet për arkitekturë dhe një vajze të mitur, këngëtarja është aktive edhe në club-et dhe diskotekat e vendit, ndërsa hera-herës udhëton drejt Francës për të kënduar.

Megjithatë, Madonna Shqiptare nuk ka ndryshuar vetëm jetë. Pamja e saj e re nuk ka thuajse asgjë të përbashkët me atë të më shumë se një dekade më parë, kur u shfaq për herë të parë në një skenë shqiptare.

Tashmë brune simpatike, Madonna iu është nënshtruar edhe disa ndërhyrjeve kirurgjike, të cilat i ka pranuar disa vite më parë, gjatë një interviste në “Zonë e Lirë”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here