Afera e CEZ, LSI voton raportin për ndjekjen penale të Berishës

Aktualitet

Pavarësisht zhvillimeve ne skenën politike, gjate ditëve te fundit, pavarësisht replikave edhe te ashpra mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim; momenti i votimit ne seance plenare ka treguar nje maxhorance te unifikuar.

Edhe pse kryetari i parlamentit Ilir Meta erdhi ne seance pas largimit te kryeministrit Edi Rama, ai dhe deputetet e LSI votuan pro 3 ligjeve te reformës ne drejtësi te parashikuara ne axhende si dhe ngritën kartonin jeshil pro raportit te komisionit hetimor per privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes, raport i cili kërkon nga Prokuroria hetim penal per Sali Berishën e djalin e tij Shkëlzen Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sali Ram Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për të dëshmuar”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 143, 245/1 dhe 307 të Kodit Penal. Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.”

Meqenëse parlamenti ka pak me shume se nje muaj deri ne shpërndarjen e tij ne prag te zgjedhjeve, kryetaret e grupeve parlamentare kane miratuar edhe programin e punës deri ne fund te legjislaturës. Ajo qe bie ne sy është se puna e parlamentit ne këto jave te fundit do te fokusohet tek miratimi i ligjeve te reformës ne drejtësi, ndërkohë qe janë mbartur edhe dekretet apo ligjet qe nuk janë miratuar deri me tani siç është rasti i dekretit per importin e mbetjeve. Gjate këtij muaji parlamenti duhet te zgjedhe edhe presidentin e ri, por për kete kryetaret e grupeve parlamentare duhet te mblidhen per te miratuar nje kalendar te posaçëm.

ME TE LEXUARAT