Kryeprokurori Llalla “lëshon bombën”: Droga e kapur, asgjësohet në kundërshtim me ligjin

84
Kliko per me shume info

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka lëshuar sot një deklaratë të fortë në lidhje me asgjësimin e sasive të drogës që kapen cdo ditë nga policia në Shqipëri.

LLalla ka thënë se ka mjaft informacione për asgjësimin e këtyre sasive të drogës në kundërshtim kme ligjin.
“Sic e keni parë cdo ditë raportohet për kapje të sasive të drogës në disa raste edhe në sasi të mëdha. Dua të theksoj se në këto raste është evidentuar mjaft problematik administrimi i provave materiale”, theksoi Llalla.

Kliko per me shume info

Sipas kryeprokurorit, lënda narkotike në shumicën e rasteve asgjësohet në kundërshtim me pocedurat dhe pa praninë e prokurorëve në vendin ku bëhet ky veprim.

“Droga e asgjësuar asgjësohet jo sipas ligjit, prokuroria nuk merr pjesë, ndaj ju kërkoj prokurorëve që në ccdo rast kur kanë informacione për abuzim të fillojnë hetimet pa asnjë hezitim”, theksoi kryeprokurori Llalla.
Deklarata e tij duket se eshte nje kritike tejet e forte ne adrese te policise se shtetit./lajmifundit.al


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here