Lirimi i Haradinajt, reagon ashpër Vuçiç: Vendimi i ndikuar…

Kosovë&Rajon

Pas lirimit të kreut të AAK, Ramush Haradinaj, në mëngjesin e sotëm, reagon Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pas këtij vendimi qeveria në Serbi ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa Vucic është shprehur se vendimi është i ndikuar politikisht, skandaloz dhe i turpshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Colmarit është skandaloz, i ndikuar politikisht dhe i turpshëm. Nuk e kemi kërkuar ekstradimin për çokollata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime lufte”-ka thënë Vucic, shkruan B92.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vucic ka thënë se do të thirret nga Parisi ambasadori i Serbisë për informacione të mëtejshme, ndërsa po shqyrtohet mundësia e dërgimit të një note proteste Francës.

Ai ka paralajmëruar se ekipi i juristëve serbë do ta shqyrtojë vendimin e gjykatës franceze dhe shteti serb do të marrë vendimet e veta të ardhshme lidhur me këtë lirim, të cilin ai e ka quajtur të paprecedent.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.

ME TE LEXUARAT