Lionel Messi, 6 “El Clasico” pa shënuar

Sport

Ka dy vite e gjysmë që Leo Messi është në krye të listës së golashënuesve të “Klasikes” Real-Barça.

Argjentinasi kapi kreun e klasifikimit historik pas një tregolëshi në “Santiago Bernabeu”, që i shërbeu Barcelonës të fitonte 3-4, në sezonin që kampionati shkoi për Atletico Madrid.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Messi shënoi atëherë golin e tij të 21 në “Klasike” dhe kaloi legjendarin Di Stefano (18). Që nga ajo ditë, Messi është “fikur” në ndeshjet ndaj Realit. Nuk ka shënuar as edhe një gol të vetëm ndaj “Los Blancos.

Në prag të ndeshjes Real Madrid-Barcelona, që me shumë mundësi vendos titullin kampion në Spanjë, Messi nuk ka kaluar një javë aspak të mirë.

Kundër Juventusit nuk u paraqit në nivelin e tij dhe pa se si Barcelona eliminohej ndaj Juventusit e shoqëruar nga duartrokitjet e publikut të saj.

Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, në ndeshje si ajo me Realin do të përpiqet të tregojë se nuk është aspak në rënie, raporton tch. Ndeshja Real Madrid-Barcelona do të luhet të dielën, në orën 20:45.

ME TE LEXUARAT