Linda Halimi vazhdon të turpërojë veten, ja gafa e radhës (Foto)
Këngëtarja Linda Halimi së fundmi flitet shumë në media, dhe kjo jo për talentin apo sukseset e saj, por për gafat apo për skandale. Vetë këngëtarja ka njoftuar se është e ftuar në emisionin “Thurje’’ të Jonida Vokshi, por këngëtarja si duket nuk e njeh mirë prezantuesen pasi ka shkruar tjetër gjë.
“Më shihni në kanalin T, “Digitalb” në orën 21.00”, – shkruan Linda. “Emisioni “Thurrje” me Jonida Shehun”.
Në statusin e këngëtares ka një problem të “vogël”… moderatorja nuk quhet Jonida Shehu, por Jonida Vokshi dhe “Thurje” shkruhet me një “r”. Madje këtë lapsus të këngëtares e kanë vënë re edhe ndjekësit e saj, duke e korrigjuar këngëtaren e këngës “Botë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.